Transmetuar më 05-03-2021, 22:06

Një aksident ndodhi sot në mbrëmje ku mbeti i plagosur një shtetas.

Sipas policisë aksidenti ndodhi në orën 21:20, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi F. T., duke drejtuar mjetin tip "Volvo", kamion, ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të paidentifikuar rreth 65 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit shtetasi F. T., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

/a.m/NOA.al

(Foto Ilustruese)