Transmetuar më 05-03-2021, 21:18

Dy të rinjtë shqiptarë, përkatësisht Afrim Berisha 28 vjeç dhe Burim Vardari 24 vjeç janë gjetur të vdekur brenda automjetit tip “Citroen”, me targa të Shkupit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhoja.

Ata kanë mbetur të vrarë nga një përleshje e armatosur që nga ndodhur në mëngjesin e sotëm Shkup, në bulevardin “Makedonsko – Kosovska Brigada”, gjegjësisht në lagjen Fushë Topanë, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme e vendit fqinj.

Të rinjtë janë qëlluar me 2 armë të ndryshme nga një tjetër makinë në lëvizje ndërsa ata po qëndronin në një makinë të parkuar.

Për shkak të plagëve të marra ata kanë ndërruar jetë në vend. Mediat e Maqedonisë së Veriut kanë hedhur dyshime se edhe autorët e krimit mund të jenë shqiptarë./a.m/NOA.al