Transmetuar më 05-03-2021, 19:56

Detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Fier, ku u dogj godina e Drejtorisë Arsimore në këtë qytet.

Indrit Alushaj është 33-vjeçari që i vendosi flakët katit të dytë të kësaj godine, pasi donte që të punonte me kontratë të përhershme pune.

Ai ishte diplomuar për pikturë në Universitetin e Arteve dhe punonte si specialist në DAR, por me kontratë provizore.

Dyshohet se shkaku ka qenë hakmarrja e 33-vjeçarit, i cili u nis të djegë zyrën e Drejtorisë Arsimore në Fier.

Ai kishte një shishe benzine në dorë, ngjiti shkallët pak pas orës 15:00 dhe në katin e dytë i vuri flakën. /a.m/NOA.al