Arrestohet 22-vjeçari shqiptar, theri të atin me thikë në mes të rrugës
Transmetuar më 05-03-2021, 19:14

Policia e Kosovës arrestoi sot një 22-vjeçar në Mitrovicë, i cili dyshohet se goditi me thikë babanë e tij.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Ju konfirmojmë se është arrestuar i dyshuari A. B.,22 vjeçar, ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimit”, tha ai për Telegrafin. Zahiti bëri të ditur se Rasti është iniciuar ‘Vrasje në tentativë’.

Therja me thikë ka ndodhur sot në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë, ku 58 vjeçari mbeti i plagosur pas goditjes me thikë. /a.m/NOA.al