Transmetuar më 05-03-2021, 16:15

Prej disa javësh në Shqipëri ka nisur procesi i vaksinimit, edhe pse me doza të kufizuara.

Ende nuk ka filluar procesi i vaksinimit masiv, megjithatë ka po trajnohen 400 infermierë për t’i paraprirë kësaj faze.

“Po bëhemi gati duke trajnuar 400 infermierë, mes të cilëve janë kryesisht aplikanëtët e rinj të portalit “Infermierë për Shqipërinë” dhe janë 100 infermierë të forcave të armatorsura. Ky trajnim do t’i përgatisë ata për të kryer procesin e vaksinimit masiv në të gjithë vendin, duke ju shtuar mbi 1 mijë vaksinatorëve që ke kemi aktualisht në shërbim.

Pra do të kemi 1500 vaksinatorë, ndihmës vaksinatorë, për vaksinimin në mënyrë kapilare, në të gjithë vendin”, thotë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Duke mos dhënë një datë konkrete, Kryeministri Rama është shprehur se vaksinimi masiv do të nisë së shpejti.

“Ne duam të jemi të super përgatitur që në sekondën e parë që ne do të disponojmë një sasi të konsiderueshme vaksinash dhe menjëherë, në të gjithë territorin, do të shtrijmë rrjetin e vaksinatorëve të fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’, që duhet të jenë më shumë se sa vaksinatorët që kemi aktualisht në qendra shëndetësore. Kjo është një eksperincë e jashtëzakonshme, e paharrueshme në jetën profesionale të një vajze apo djali që ka vendosur t’ia dedikojë jetën profesionale bluzës së bardhë”, tha Kryeministri Rama. /k.k/noa.al/