Transmetuar më 05-03-2021, 15:57

Një zjarr ka rënë sot në katin e dytë të Drejtorisë Arsimore Fier.

Menjëherë është bërë evakuimi i personelit që ishte në punë në ato momente, për të shmangur çdo incident.

Shërbimi zjarrfikës po punon për fikjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /k.k/noa.al/