Transmetuar më 05-03-2021, 14:14

Një çift shqiptarësh është vënë në pranga nga policia italiane, pasi e kishin kthyer garazhin e shtëpisë ku jetonin në një magazinë të përpunimit të lëndëve narkotike.

Atyre iu janë sekuestrua 400 kg marijuanë, me një vlerë që në treg shkonte rreth 2 milionë euro.

Mediat italiane bëjnë me dije se çifti shqiptar, Flamur dhe Teuta Gjini, kanabisin e mbanin në një magazinë në qendër të Noicattaros.

Operacioni ndodhi gjatë natës dhe agjentët, gjatë operacionit vunë re që gruaja u mundua të fshihte çelësat e magazinës tek të brendshmet e saj.

Kjo sjellje nuk u shpëtoi policëve të cilët, pas një kontrolli të hollësishëm të ndërtesave në zonë, arritën të zbulonin garazhin nëntokësor, jo shumë larg shtëpisë.

Agjentët e sigurisë sapo hynë në dhomë, gjetën mbi tridhjetë kuti, zakonisht të përdorura për ruajtjen e frutave, brenda të cilave ishin fshehur pako të shumta me lëndë narkotike.

Ndërkohë autoritetet kanë vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për burrin dhe ‘arrest shtëpie’ për bashkëshorten e tij. /e.a/noa.al/