Transmetuar më 05-03-2021, 13:32

Në një operacion të nisur vjeshtën e kaluar, forcat e policisë në Tenesi në SHBA, arritën të gjurmojnë 150 fëmijë midis moshës tre dhe 17 vjeç, të cilët ishin raportuar të zhdukur.

Në veçanti, pesë u dyshuan se ishin viktima të trafikimit njerëzor dhe një u gjet pas një hetimi të dyshuar për një rrëmbim.

Rrethanat në të cilat u gjetën fëmijët, ndryshuan gjerësisht, thanë autoritetet, duke përmendur rastet kur ata ishin larguar vullnetarisht nga shtëpia e tyre, ose kur kishin shkuar për të jetuar me anëtarët e tjerë të familjes, ose të tjerë akoma që kanë vuajtur abuzime dhe shfrytëzime.

"Shpresoj që ky operacion të ndryshojë kursin për 150 të rinj dhe t’i çojë ata në rrugën e mundësive që çdo fëmijë meriton", tha Tyreece Miller, Marshall për Distriktin Perëndimor të Tenesit.

Në të gjithë shtetin, 240 fëmijë të zhdukur ishin identifikuar. Byroja e Hetimit në Tenesi (TBI), Shërbimet Policore të SHBA-ve dhe Departamenti i Shërbimeve të Fëmijëve, po vazhdojnë hetimet e tyre për të gjetur 90 të tjerët, edhe këta të raportuar si të zhdukur.

Shumë shtete të tjera në SHBA, duke përfshirë Ohajon, Virxhinian, Indianan dhe Xhorxhian, gjithashtu kanë filluar operacionet për t’u përqëndruar në gjetjen e fëmijëve të zhdukur prej vitesh. /e.a/noa.al/