Transmetuar më 05-03-2021, 11:32

Si mjet për parandalimin e infektimit nga virusi Covid-19, ndër llojet më të zakonshme të maskave mbrojtëse janë edhe maskat kirurgjikale.

Sipas një testi nga Altroconsumo, pjesë e Euroconsumers (organizata evropiane e konsumatorit), përbërja e maskave kirurgjikale mbetet e pandryshuar edhe pas 5 larjesh në lavatriçe.

Duke analizuar një mostër maskash të shpërndara në shkollat ​​italiane nga ekipi i Altroconsumo, u zbulua se maskat kirurgjikale mund të ripërdoren, duke i larë ato në lavatriçe, të paktën deri në 5 herë.

Fillimisht u analizua filtrimi i maskave të shpërndara në shkolla: të gjitha këto produkte morën vlerësime të shkëlqyera për sa i përket filtrimit. U verifikua se këto produkte pas 5 larjesh në temperaturën 60°  i ruajnë vetitë e filtrimit të pandryshuara.

Studime të ngjashme janë kryer në Francë, ku edhe u demonstrua, përmes testeve laboratorike, që maskat kirurgjikale mund të lahen në lavatriçe në temperaturën 60 ° dhe të ripërdoren deri në 10 herë, pa humbur efektivitetin e tyre. /a.k./noa.al