Transmetuar më 05-03-2021, 00:28

Një aksident tragjik ka ndodhur pak para mesnatës duke hyrë e premtja me pasojë ikjen nga kjo jetë të tre personave.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur kodër-Kashar, rreth orës 23:30, raporton noa.al.

Policia tha se Zija Stefanescu (Murati) 29 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga siç shihni foto në galeri.

Si pasojë kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë në këtë mjet, vëllezërit Ismail Sulaj, 66 vjeç dhe Belul Sulaj 63 vjeç, kushërinj të shoferit si dhe Dashamir Dema 50 vjeç, po kushëri i shoferit, që të tre pasagjerë në mjet.

Sakaq drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe u vu në gjendje arresti.

Vijon puna nga grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.