Transmetuar më 05-03-2021, 00:09

Tre infermierë u larguan nga armata e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë- UISH-së.

Organizata ku bënin pjesë njoftoi ndarjen nga jeta të infermierëve, Nerim Vaçi (62 vjeç) nga Mati, punonjës pranë burgut Burrel, Lindita Peshku (51 vjeçe) Qendra Shëndetësor Nr 1 në Tiranë dhe Erjola Çoku (29 vjeçe) në urgjencen e QSh Divjakë, të prekur nga Covid-19.

Në galeri gjeni fotot e të ndjerëve. UISH tha se viktimat e Covid-19, "me profesionalizëm dhe fisnikëri ia dedikuan jetën profesionit të infermierit duke u shërbyer me përkushtim pacientëve pranë vendbanimeve".