Transmetuar më 04-03-2021, 20:00

Të tjera lëkundje të tokës janë ndjerë këtë mbrëmje në Greqi.

Lëkundje janë ndjerë edhe në vendin tonë.

Bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 6 që ka goditur Greqinë pak më parë.

Si pasojë dridhjet e tokës janë ndjerë deri në Tiranë.

Deri tani autoritetet lokale nuk raportojnë dëmë materiale.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Greqi janë regjistruar disa lëkundje toke që nisën që pas tërmetit të mesditës me magnitudë 6.2./noa.al/