Një histori plot emocion vjen nga Turqia ku tregohet historia e një vajze kurajoze dhe e qenit të saj Puket.
Protagonistja është Cemre, një vajzë 9 vjeçe, që kur ka parë se kafsha e saj nuk ishte mirë, nuk dinte se ku të drejtohej për ta kuruar.
Pasi ka mësuar se në një fshat afër Düzpelit kishte ardhur një veteriner për të vizituar një lopë, vajza e vogël ka vendosur të udhëtojë për t’a arritur.
Kështu e ka marrë mbi shpatulla Puketin e vogël dhe ka ecur në këmbë 2 km e gjysmë në mes të borës për të kërkuar ndihmë për mikun e saj me katër putra.
Siç raporton e përditshmja turke Hurryet, historia është treguar në rrjetet sociale nga vetë veterineri.
Ogün Öztürk, në profilin e tij ka publikuar foton e vajzës dhe të qenit të saj.
Për fat të mirë, vizita tek mjeku veterinar ka shkuar mirë:
Pas vizitës Puket është bërë menjëherë më mirë dhe vajza është qetësuar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd