Transmetuar më 04-03-2021, 18:35

Një zyrtar policor ka plagosur dy qytetarë në Dragash, në rrethana ende të paqarta.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Zyrtari policor i cili ka qenë jashtë orarit të punës pas një mosmarrëveshje ka plagosur dy qytetarë. Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00”, tha ai për Telegrafin.
Nuk bëhet i ditur shaku dhe as identiteti i të plagosurve dhe i policit që plagosi dy qytetarët.
Rasti është duke u hetuar nga aurotetet policore. /a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





