Transmetuar më 04-03-2021, 16:33

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi sot se po sheh me shqetësim një rigjallërim të rasteve COVID-19 në Evropën qendrore dhe lindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Po ashtu, shqetësim është një rritje e numrit të rasteve të reja edhe në disa vende të Evropës perëndimore, tha kreu i zyrës së OBSH-së për Europën, Hans Kluge.

“Popullimi i vazhdueshëm i spitaleve dhe infektimi në masë i punonjësve shëndetësorë është shqetësues, tha z.Kluge për mediat.

Ai kritikoi faktin se është e papranueshme që edhe pas një viti në pandemi, sistemet shëndetësore ndodhen në këtë situatë.

Zyrtari i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka kritikuar Evropën për rritjen e infektimeve duke vlerësuar se "nuk duhet të ishte në këtë situatë" pasi rastet e koronavirusit u rritën me 9% në javën e kaluar.

“Infeksionet e reja janë rritur dhe kjo po ndodh pas gjashtë javësh rënie të njëpasnjëshme”, – tha Dr. Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së në Evropë.

Ai theksoi se kishte më shumë se një milion raste të reja COVID-19 në kontinent gjatë javës së kaluar.

“Pati një rënie premtuese gjashtë javore të rasteve të reja, në më shumë se gjysmën e rajonit europian, por ditët e fundit jemi duke parë një numër në rritje të infeksioneve të reja”.

“Ne po shohim një rigjallërim shqetësues në Evropën Qendrore dhe Lindore. Rastet e reja janë gjithashtu në rritje në disa vende të Evropës perëndimore ku shifrat edhe ashtu ishin të larta", – tha Kluge.

Për të parandaluar rritjen e rasteve, Dr Kluge tha se vendet kanë nevojë që:

Të tregojnë vigjilencë të shtuar për variantet më të transmetueshme të virusit.

Të bëhet testimi i shtuar dhe gjurmimi i kontakteve të të infektuarve që evidentohen.

Përqendrim më i madh në parandalimin dhe kontrollimin e sëmundjeve të tjera.

Të merren masa për të luftuar "lodhjen pandemike".

T’i jepet fund bllokimeve "graduale" dhe reduktimi i kufizimeve të bëhet përmes provave testuese para se të veprohet me zbutje të tyre.

Të ketë një shpërndarje të përshpejtuar të vaksinave.

/a.m/NOA.al