Transmetuar më 04-03-2021, 16:21

Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi është kërcënuar me anë të një zarfi, në brendësi të të cilit kishte dy plumba.

Kjo situatë është përcjellë me shqetësim edhe në radhët e politikanëve të tjerë, të cilët kanë dënuar aktin.

“Solidaritet me senatorin Matteo Renzi, çdo formë frikësimi është për tu dënuar”, shkruan në rrjetet sociale Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio.

Ende nuk dihet adresa nga është nisur ky zarf, dhe as autorët e idesë për të futur në të plumba, teksa ka nisur një hetim nga autoritetet.

Pak muaj më parë, Renzi u largua nga drejtimi i Qeverisë për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja. /k.k/noa.al/