Transmetuar më 04-03-2021, 15:31

Rritet numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Nga 3.674 testime të kryera gjithsej, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 591 raste të reja me Covid, ndërkohë që regjistrohen shtatë viktima.

Sipas të dhënave, janë shëruar 386 persona, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.014, kurse numri i rasteve aktive është 8.703.

Numri total i rasteve pozitive është 71.344, nga 319.338  persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe der tani janë shënuar 1.627 raste vdekjesh që nga nisja e pandemisë.

Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Prizren 2 raste (78, 68 vjeç), Ferizaj 1 rast (68 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç) dhe Viti 1 rast (72 vjeç).

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 205 raste, Prizren 53 raste, Pejë 38 raste, Mitrovicë 31 raste, Ferizaj 30 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Gjakovë 20 raste, Gjilan 17 raste, Vushtrri 17 raste, Deçan 15 raste, Podujevë 15 raste, Viti 15 raste, Kamenicë 14 raste, Obiliq 14 raste, Lipjan 12 raste, Istog 10 raste, Rahovec 9 raste, Skenderaj 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Kaçanik 5 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Graçanicë 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Novobërdë 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Junik, Kllokot dhe Mamushë. /e.a/noa.al/