Transmetuar më 04-03-2021, 11:34

Shefja e spitalit Infektiv, doktoreshë Najada Çomo, e cila ka pranuar t’i bashkohet Partisë Socialiste për të kandiduar si deputete në zgjedhjet e 25 prillit, ka bërë bërë një bilanc të punës së mjekëve në shërbim të pacientëve me Covid.

Në krah të kryeministrit Rama, Çomo tha se aty ka shumë lot, duke theksuar fort se punohet me humanizëm dhe profesionalizëm.

Fjala e shefes së Infektivit, Najada Çomo

Jam shumë e nderuar që dëgjova fjalë aq të mira për gjithë kolegët, është një vit pandemi, unë ju siguroj që janë shumë vite pune, brenda atyre spitaleve Covid, punë e paimagjinueshme. Atë punë e dimë vetëm ne që jemi aty brenda ata që vuajnë në spital. Është armatë e jashtëzakonshme mjekësh, sanitarësh farmacistësh, shumë specialistë të tjerë që japin mundin e tyre, sakrificën e tyre dhe që ofrojnë profesionalizëm, dashuri përkushtim dhimbje vuajtje të paimagjinueshme.

Pse them të paimagjinueshme? Sepse është hera e parë në këtë mijëvjeçar që ne ndeshemi me pandeminë.

Hera e parë që ndjekim pacientë brenda spitalit pa hyrë askush brenda veç nesh. Në këtë herë të parë, ata njerëz që janë brenda, i mungon familja, kjo është diçka e rendë shumë për ta, por dua t’i siguroj ata që na ndjekin, se ne për ata s’kemi qenë vetëm doktorë, infermierë shërbyes të shëndetit të tyre, ne kemi qenë, sinqerisht ua them, pjesë e madhe e familjes së tyre.

Dashuria puna përkushtimi që ofrojnë ata njerëz që janë brenda, është e jashtëzakonshme, shërbesë si një familar i tyre që u shërben brenda mureve të spitalit.

Ne punojmë me ta, vuajmë me ta, jo në aspektin e sëmundjes, por emocionalisht, tek ne do gjeni shumë lot që askush nga jashtë as i ka parë, e as ka për t’i parë ndonjëherë.

Lotët janë për dhimbjet, vuajtjet, jetët e humbura, sikurse është gëzimi në punën tonë edhe edhe dhimbja për jetët e humbura.

Nëse ju thashë është më shumë se një vit pune, koha do e tregojë sa vite pune kemi investuar ne brenda atyre dhomave.

Aty nuk punohet me orare, aty ka nisur në 8 mars e do mbarojë kur të mbarojë edhe rasti i fundit, e shpesh pyes veten, mirë unë që e kam për detyrë në fund të fundit, por gjithë ata njerëz që punojnë aty, vajza e djem të rinj që kanë ardhur, se ne ishim aq sa ishim e ditë pas dite u shtuam?

Sot vazhdojum të shtohenmi me staf infermieror, ata vijnë me dëshirë për të punuar aty, jo se i bie dikush me zor, është e vështirë të punosh me ta, por ka dhe kënaqësi profesionale se merr buzëqeshjen, mesazhe pafund nga familjafrët e në 99% të punës sonë, ne gëzojmë mirënjohjen e popullit që i kemi shërbyer me devotshmëri.

Ka dhe njerëz që bëjnë komente negative, ka dhe staf mjekësor që s’është në nivelin e duhur, por koha e tregoi se ata dolën mbi ujë e drejtësia ka për të vepruar, por ata janë shumë pak në krahasim me një armatë të madhe.

Ne që punojmë pranë këtyre pacientëve, kemi përgjegjësi, emocione, e frikë herë pas here. Frika është larguar me arsyen e thjeshtë që ne kemi pasur veshjet e mbrojtjes tonë personale nga dita e parë, e deri sot, askush në spitalet Covid s’ka punuar pa këto veshje nga dita e parë deri sot, është mburojë e madhe për të punuar pak më i sigurt.

Së dyti mjekimi që i ofron se s’është dashuria apo dhimbëshmëria apo ushqyerja, arma kryesore është mjekimi, barna që janë bashkëkohore, aparatura që janë në prurje dinamike në spitalet Covid, nga java në javë u vazhdua e vazhdojnë të vijnë aparatura që u shërbejnë me standarte krejt bashkëkohore.

Ata njerëz kanë dhe një motiv bonusi që ata marrin, nuk është motivi kryesor bonusi që ata të punojnë, nuk është vetëm bonusi që i motivon, por edhe profesioni që kanë zgjedhur humanizmmi që kanë e padiskutim pjesa e bonusit.

Ajo që ka vlerë të themi, është se ju siguroj në mënyrë absolute që puna që bëhet është punë gjigande, me përkushtim e profesionalizëm që ata njerëz japin gjithçka nga ana profesionale e humane ata që ndodhen apo kanë qenë në spitalet Covid.