Transmetuar më 04-03-2021, 07:34

Territori shqiptar, nga mëngjesi e deri në mesditë, do të mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta.

MetaoAlb parashikon që pasditja dhe nata sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të shpeshta ato do të paraqiten në zonat jugore-juglindore.

Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 0°C minimumi, deri në 18°C maksimumi.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi perëndimor- jugperëndimor, duke krijuar në det një dallgëzim të ulët. /e.a/noa.al/