Transmetuar më 03-03-2021, 19:01

Humbi jetën në spital 62-vjeçari, i cili mbeti i plagosur rëndë sot në aksidentin që ndodhi në Elbasan.

Drejtuesi i biçikletës i cili u përplas mesditën e sotme nga një trailer humbi jetën në spital disa orë pas aksidentit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, në unazën e qytetit të Elbasanit,  pranë zonës së njohur si Kryqëzimi i Cërrikut.

Sipas policisë, shtetasi V.M., 55 vjeç, banues në Maliq, Korçë, duke drejtuar mjetin trailer, plagosi  shtetasin R.Z., 62 vjeç, i cili po kalonte në rrugë me biçikletë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(Foto: Nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti, Google)