
Kryeministri Zoran Zaev në seancën e sotme të Kuvendit kërkoi votëbesimin e Qeverisë. Kjo sipas tij vjen pas pretendimeve të VMRO-DPMNE-së, se posedon shumicën në Kuvend.
Pas votimit në Kuvend përmes të cilit deputetët i dhanë besimin Qeverisë së Zoran Zaev, me 62 vota “pro”, qeveria e re nuk rrezikohet nga një mocion tjetër për të paktën 90 ditë.
Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut përcakton afat kohorë mes dy mocioneve, i cili duhet respektuar. Mocion tjetër të menjëhershëm mund të parashtrohet vetëm nëse i njëjti ka mbështetjen e të paktën 61 deputetëve, të cilët duhet të nënshkruajnë një të tillë.
Neni 92 thotë: “Mocioni i serishëm për besimi të Qeverisë nuk mund të parashtrohet para kalimit të 90 ditëve prej votimit të fundit të mocionit për besim, përveç nëse mocionin e besimit e parashtrojnë shumica nga numri i përgjithshëm i deputetëve”.