Transmetuar më 03-03-2021, 17:40
Google lajmëroi se do të ndalojë reklamat  - megjithëse politika e re nuk përfshin aplikacione për celularët. Google njoftoi ndryshimet dramatike të politikave mbi reklamat këtë të Mërkurë. Gjiganti i kërkimit në internet tha se do të ndalojë teknologjinë që ndjekin përdoruesit në shfletuesit e tij të Chrome ndërsa ata shkojnë nga një faqe në tjetrën. Ndryshimi pritet të realizohet deri vitin e ardhshëm. Google ka punuar mbi propozimet e reja, për të hequr të ashtuquajturat “cookie” të palëve të treta nga shfletuesi i tij Chrome. “Cookies”  të palëve të treta, të cilat kanë mundësuar reklama në internet për dekada, kanë qenë një burim i vjetër i shqetësimeve të privatësisë. Google do të jetë në gjendje të ndjekë vetë përdoruesit përmes të dhënave të mbledhura nga shërbimet e tij si Kërkimi në Internet, Hartat dhe YouTube. Kompania tha se njoftimi i saj i fundit vlen vetëm për faqet e internetit, jo për subjektet e reklamave ose identifikuesit unikë për aplikacionet mobile Google të Mërkurën njoftoi planet për të ndaluar shitjen e reklamave bazuar në historinë e shfletimit të përdoruesve në një rregullim të ardhshëm që synon forcimin e privatësisë. Kompania mëmë e gjigandit të teknologjisë, Alphabet Inc, bëri njoftimin e rëndësishëm. (Info dhe foto marrë nga Daily Mail). /a.m/NOA.al  

Google lajmëroi se do të ndalojë reklamat  – megjithëse politika e re nuk përfshin aplikacione për celularët.

Google njoftoi ndryshimet dramatike të politikave mbi reklamat këtë të Mërkurë.

Gjiganti i kërkimit në internet tha se do të ndalojë teknologjinë që ndjekin përdoruesit në shfletuesit e tij të Chrome ndërsa ata shkojnë nga një faqe në tjetrën.

Ndryshimi pritet të realizohet deri vitin e ardhshëm.

Google ka punuar mbi propozimet e reja, për të hequr të ashtuquajturat “cookie” të palëve të treta nga shfletuesi i tij Chrome.

“Cookies”  të palëve të treta, të cilat kanë mundësuar reklama në internet për dekada, kanë qenë një burim i vjetër i shqetësimeve të privatësisë.

Google do të jetë në gjendje të ndjekë vetë përdoruesit përmes të dhënave të mbledhura nga shërbimet e tij si Kërkimi në Internet, Hartat dhe YouTube.

Kompania tha se njoftimi i saj i fundit vlen vetëm për faqet e internetit, jo për subjektet e reklamave ose identifikuesit unikë për aplikacionet mobile

Google të Mërkurën njoftoi planet për të ndaluar shitjen e reklamave bazuar në historinë e shfletimit të përdoruesve në një rregullim të ardhshëm që synon forcimin e privatësisë.

Kompania mëmë e gjigandit të teknologjisë, Alphabet Inc, bëri njoftimin e rëndësishëm.

(Info dhe foto marrë nga Daily Mail). /a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd