Transmetuar më 03-03-2021, 16:08

Tërmeti i fortë që ra sot në Greqi shkaktoi dëme të mëdha, duke shembur shtëpi dhe madje ka dëmtuar edhe shkollat.

Tërmeti i madhësisë 6.3 Shkalla Rihter ra paraditen e sotme, ku goditi kryesisht qytetin e Larisës, duke shkaktuar dëme serioze.

Ekipet e emergjencës po punojnë në terren, prej disa orësh.

Guvernatori Rajonal i Thesalisë, Costas Agorastos tha se "me ndihmën e ushtrisë, çadrat do të vendosen në stadiumin Damasiou për qëndrimin gjatë natës të njerëzve, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan".

Mediat greke kanë publikuar një video brenda një dyqani, ku shitësja e tmerruar del jashtë nga lëkundjet e forta të tërmetit.

(Foto marrë nga Skai.gr)

/.am/NOA.al