Transmetuar më 03-03-2021, 15:48

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë.
Aksidenti ndodhi, në afërsi të fshatit Hudënisht.
Nga të dhënat paraprake mësohet se janë përplasur një mjet me një motorr.
Drejtuesit e dy mjheteve janë dërguar me urgjencë në spital.
Ende nuk bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore pas aksieidentit.
Ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit./.am/NOA.al
(Foto Ilustrim)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





