Transmetuar më 03-03-2021, 15:42

Një familje italiane paraqiti dje një ankesë te karabinierët, ku i kërkonte të njihej mbi shkakun pse dhe si vdiq Annamaria Mantile, 62 vjeçe, një mësuese napolitane nga Vomero.

Ajo ishte mësuese e anglishtes dhe vdiq katër ditë pasi mori vaksinën AstraZeneca. “Ajo u ndje e sëmurë dy orë pas injeksionit dhe nuk u shërua kurrë", thotë vëllai i saj Sergio, një sociolog, i cili i vendos faktet njëra pas tjetrës.

Gruaja shkoi të shtunën më 27 Shkurt, për të marrë dozën e parë të vaksinës. Menjëherë pas kësaj, ajo kthehet në shtëpi.

Pasdite, Annamaria fillon të ketë përzierje, dhimbje barku dhe ndjesi të lodhjes. Kontaktoi mjekun e familjes, i cili i sugjeroi të merrte një ilaç për të hidratuar trupin, plus një ilaç tjetër kundër spazmave. "Dukej se po përmirësohet," tha Sergio, “Por motra sime i ra të fikët të nesërmen".

Kushtet dukeshin të qëndrueshme, por, papritmas, bëhet më keq.

"Katër ditë pas vaksinës AstraZeneca, nëna ime më tha se Annamaria nuk përmendet", tregon me lot në sy vëllai i saj, duke rindërtuar momentet e fundit të jetës së mësueses fatkeqe. “Nxitova për në shtëpi nga Castel Volturno, ndërkohë një kardiolog i jep asaj një elektrokardiogram, pa gjetur ndonjë anomali. Me përjashtim të rrahjeve të zemrës, paksa të përshpejtuara”.

Mjeku i bën një masazh për ta ringjallur dhe një ekip i 118 i shkoi për t’i dhënë ndihmë mjekësore.

"Si mund të mbijetojë një prind nga vdekja e një fëmije?” – thotë dëshpërimisht e ëma.

Nëna e saj 91-vjeçare, e cila nuk mund të gjejë më paqe, është gjithashtu në listën e 33,000 të moshuarve që i janë bashkuar fushatës së vaksinimit.

“Annamaria nuk kishte sëmundje, ajo kishte vetëm pak kolesterol,”, thotë nëna dhe vëllai i saj duke treguar referencat dhe numrat e telefonit të mjekëve që e ndihmuan atë deri në mëngjesin e djeshëm.

Do të jetë ekzaminimi i autopsisë për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes së gruas. Prokuroria Publike e Napolit urdhëroi autopsinë e trupit të së ndjerës./a.m/NOA.al