Transmetuar më 03-03-2021, 09:38

Vaksina anti-Covid ‘Johnson & Johnson’, nuk duhet të zëvendësojë dozën e dytë të vaksinave ‘Moderna’ ose’Pfizer’, përveç në “situata të jashtëzakonshme”.

Kështu ka njoftuar Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CDC).

“Secila nga vaksinat e licencuara aktualisht Covid-19, mund të përdoret kur tregohet, pa një preferencë të produktit”, tha Dr Sarah Mbaeyi, zyrtare mjekësore e CDC, sipas CNN.

Vaksinat Covid-19 nuk janë të këmbyeshme dhe siguria dhe efikasiteti i një sërë produktesh të përziera nuk është vlerësuar”, shtoi Dr Mbaeyi.

“Ne nuk duam që njerëzit të fillojnë përzierjen bazuar në atë që është më e lehtë për të marrë”.

CDC aktualisht rekomandon dy doza për të dy vaksinat ‘Pfizer’ dhe ‘Moderna’. Doza e dytë e vaksinës ‘Pfizer’, duhet të jepet tre javë pas së parës, ndërsa njerëzit duhet të presin katër javë para se të marrin dozën e dytë të vaksinës ‘Moderna’.

“Nëse ka vonesa, doza e dytë mund të jepet deri në gjashtë javë pas së parës, sipas udhëzimit të përditësuar të CDC", shtoi Mbaeyi. /e.a/noa.al/