Transmetuar më 03-03-2021, 08:56

Varianti brazilian (P.1) i koronavirusit është një nga ata që shqetësojnë më shumë shkencëtarët. Besohet se ai është shfaqur në Manaus, në Amazonë, në nëntor 2020 dhe më pas është përhapur në vende të ndryshme të botës.

Karakterizohet nga rreth njëzet mutacione, duke përfshirë "përgjegjësin" për ri-infeksionet edhe pas një infeksioni të mëparshëm dhe uljen e efektivitetit të barnave: E484K.

E pozicionuar në proteinën ‘Spike’, në fakt, ky mutacion do t’i jepte koronavirusit aftësinë për të shmangur antitrupat neutralizues, si ata për shkak të infeksioneve natyrore, ashtu edhe ato të shkaktuara nga vaksina. Kjo është ajo që tregojnë studimet e reja të kryera në Brazil.

Studimet – Kërkimet vijnë nga Manausi, një nga qytetet më të prekura në Brazil gjatë valës së parë. Mjafton të mendosh, se sipas studimit, “Three-quarters attack rate of SARS-CoV-2 in the Brazilian Amazon during a largely unmitigated epidemic”,  publikuar në revistën "Science" dhe e koordinuar nga shkencëtarët e "Imperial College London" dhe Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Sao Paulos, zbuloi se rreth tre të katërtat e banorëve të Manaus, ishin infektuar me koronavirus gjatë fazës së parë të pandemisë.

Numra që mund të garantojnë imunitetin e tufës, por ende nuk ishin përfshirë në studime me variantin e ri që ka sjellë një valë të re infeksionesh.

Shmangia e antitrupave dhe rritja e transmetueshmërisë – Varianti "brazilian" nuk karakterizohet vetëm nga aftësia për të shmangur antitrupat, por edhe nga transmetueshmëria e shtuar.

Nga analiza e mostrave të infektuara në javët e fundit, doli se në fillim të janarit, 87% e tyre ishin prekur nga P.1, ndërsa në shkurt, arriti në 100%.

Për më tepër, shkencëtarët besojnë se midis njëqind qytetarëve të infektuar vitin e kaluar, midis 25 dhe 61 prej tyre, mund të jenë ri-infektuar nga varianti "brazilian".

Hulumtimi që mbështet këtë hipotezë, përfshin "Nivelet e SARS-CoV-2 Lineage P.1, Nutralizimi nga antitrupat e shkaktuar pas infeksionit natyror dhe vaksinimit", nga studiuesit nga Qendra e Kërkimit të Virologjisë – Shkolla Mjekësore Ribeirão Preto e Universitetit të Sao Paulo.

Ekspertët ekspozuan grimcat virale të variantit "brazilian" ndaj antitrupave nga brazilianët e infektuar vitin e kaluar dhe doli se këto antitrupa kishin një efikasitet të zvogëluar gjashtë herë në krahasim me atë të shtameve të tjera.

Por jo vetëm kaq. Shkencëtarët zbuluan se antitrupat e induktuar nga vaksina kineze ‘Coronavac’, kanë efikasitet të kufizuar kundër variantit "brazilian".

"Duket se ka një numër në rritje të provave që sugjerojnë se shumica e rasteve të lidhura me valën e dytë, mund të jenë në të vërtetë raste të ri-infektimit", i tha Nuno Faria, një profesor në Universitetet e Londrës dhe S Paulo gazetës "Neë York Times".

Megjithatë, këto janë hetime paraprake, nënvizojnë ekspertët, të cilët shtojnë, se nuk duhet nënvlerësuar rëndësia e respektimit rigoroz të masave anti-Covid. /e.a/noa.al/

Burimi dhe foto: "Tgcom"