Transmetuar më 03-03-2021, 08:05

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, duke pësuar vetëm dëme materiale, për shkak të një shkëndije elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në orën 07:20 në Fushë Krujë, ku zjarri ka rënë në shtëpinë e 80-vjeçares M.S.,, e cila ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia dhe të zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit. /e.a/noa.al/