Transmetuar më 02-03-2021, 21:58

Futbollisti i është Juventusit Weston McKennie, është kapur në një moment “delikat” në takimin kundër Veronës, ndeshje e vlefshme për “Serinë A” italiane.

Weston McKennie me siguri nuk e imagjinonte se pankina në Verona do të kishte këtë pamje…

Mesfushori i Juventusit që në ndeshjen e së shtunës nuk ishte mes titullarëve ka bërë xhiron e internetit.

Ai është kapur nga kamerat teksa vështron me habi të pasmet e gazetares mjaft të famshme të DAZN, Diletta Leotta.

Imazhi i McKennie është bërë menjëherë viral duke bërë që tifozët e Juves të shfrenojnë fantazinë edhe për shkak të barazimit zhgënjyes 1-1 në fushën e lojës.

Video ka marrë komente dhe shpërnarje të shumta në rrjetet sociale.

Në këtë ndeshje, Juventus barazoi 1-1 përballë Veronës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd