Transmetuar më 02-03-2021, 21:38

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:50, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Policia njofton se në aksident janë përfshirë dy makina dhe një motorr, ku janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit të fundit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2021, rreth orës 19:50, në rrugën “Xhanfize Keko”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues S. H., mjeti me drejtues E. Zh dhe mjeti motorr me drejtues F. K dhe pasagjer E. D. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motorrit, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes./noa.al/