Transmetuar më 02-03-2021, 19:39

Si pasojë e të shtënave më armë zjarri sot në Korçë mbeti i plagosur një 30-vjeçar: Igli Qani.

I riu mbeti i plagosur me një plumb në këmbë.

Mësohet se ai pas ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 5 të qytetit juglindor, pas një konflikti për motive të dobëta.

Igli Qani, 30-vjeçari rezulton person me precedent të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje.

Sipas informacioneve të siguruara nga grupi hetimor, mësohet se të dy personat janë konfliktuar me njëri-tjetrin, në rrugicat e kësaj lagjeje.

Ndaj 30-vjeçarit fillimisht është ushtruar dhunë fizike dhe më pas ai është qëlluar në këmbë.

Policia ende nuk ka identifikuar autorin, ndërsa ngjarje është nën hetim. /a.m/NOA.al