Transmetuar më 02-03-2021, 19:00

Olsi Uku është zyrtarisht trajneri i ri i Dinamos.

Klubi kryeqytetas që synon rikthimin në Superiore e pati paralajmëruar, se pas një largimi  të papritur ditën e djeshme të ialianit Françesko Moriero, do t’ia besonte stolin një shqiptari.

Olsi Uku është një ish-lojtar i bluve, si dhe ka një të shkuar në pankinë. Në kohën e Fabricio Kamaratës, ai ka qenë zv.trajner dhe më vonë iu bashkua Nevil Dedes në të njëjtin rol te Tirana.

Njoftimi i Dinamos:

Zyrtare/ Olsi Uku është trajneri i ri i Dinamos.

Tekniku 31-vjeçar rikthehet në pankinën Blu pas një eksperience të shkurtër si zv.trajner në ekipin e Tiranës.

Uku është një njohje e vjetër e ekipit pasi ka qenë në rolin e zv.trajnerit edhe gjatë sezonit të kaluar si dhe trajner i ekipit të 21-vjeçarëve.

Trajneri i ri ka mbështetjen e plotë të presidentit Pontrelli dhe stafit blu, ndërsa shihet si zgjedhja më optimale, falë edhe njohjes së skuadrës nga afër.

/a.m/NOA.al