Transmetuar më 02-03-2021, 17:44

Në zgjedhjet e 25 prillit, për herë të parë do të votohet dhe numërohet në mënyrë elektronike.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Projekti pilot pritet të zbatohet në Zonën e Administrimit Zgjedhor numër 40, në Tiranë.

Ndërkohë, në mbledhjen e sotme të Komisionit, u regjistrua edhe koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike “Aleanca për Ndryshim”.

Brenda muajit mars, partitë politike duhet të dërgojnë edhe emrat për kandidatë për deputetë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd