Transmetuar më 02-03-2021, 16:26

Një aksident rrugor ndodhi para pak çastesh në Tiranë me pasojë plagosjen e një personi.

Ngjarja ndodhi në rrugën përballë kompleksit të pallateve Delijorgji, raporton noa.al që sjell edhe pamjet e mëposhtme.

Një autoveturë është përlasur me një motor dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motorit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe thotë se po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

I plagosuri i dërgua në spitalin ushtarak në Tiranë.

Policia tha zyrtarisht se rreth orës 16:05, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtuese shtetasen S. M., ka aksidentuar një mjet motorr me drejtues R. Ç., 21 vjeç.

Si pasojë është demtuar drejtuesi i motorrit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./a.b/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd