




Vetëm gjashtë muaj pas lindjes së fëmijës së tyre të pestë, Alec dhe Hilaria Baldwin janë bërë përsëri prindër. Njoftimi surprizë i fëmijës së tyre të gjashtë (i shtati për aktorin) erdhi përmes mediave sociale.
Gruaja ndau një foto të bërë nga burri i saj, aktori i famshëm i Hollivudit, i cili e sheh atë të rrethuar nga fëmijët e saj, përfshirë ardhjen e re në shtëpi.
Një kostum ngjyrë rozë të jep përshtypjen se foshnja është një vajzë, por për momentin nuk ka konfirmime nga çifti.
Duke komentuar foton në Instagram, Hilaria shkroi vetëm numrin 7 dhe një zemër. Ndoshta një referencë për numrin e fëmijëve të Alec Baldwin, i cili gjithashtu ka vajzën Ireland, të lindur nga marrëdhënia me ish-gruan, Kim Basinger.
Alec dhe Hilaria Baldwin, të cilët kanë 26 vjet diferencë, u fejuan në prill 2012 dhe u martuan disa muaj më vonë.
Pas dy aborteve në distancë shumë të afërt me njëri-tjetrin, në shtator 2020 mbërriti në familje Eduardo "Edu" Pao Lucas.
Është e pashmangshme pyetja në lidhje me ardhjen e një fëmije tjetër pas vetëm gjashtë muajsh nga ai i mëparshmi.
Midis hipotezave që shfaqen në rrjet, flitet për mundësinë që çifti ta ketë adoptuar. Për momentin Alec dhe Hilaria nuk kanë bërë asnjë deklaratë për këtë çështje. /e.a/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





