Transmetuar më 01-03-2021, 21:55

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Bulqizë.

Aksidenti mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme.

Një person që po ecte në këmbë dyshohet se është aksidentuar për vdekje.

Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin në afërsi të Urës së Çerenecit.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i automjetit dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nuk dihen ende shkaqet se si ka ndodhur aksidenti i rëndë./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd