Transmetuar më 01-03-2021, 13:49

Një minator ka mbetur i plagosur paraditen e sotme në një nga galeritë e  kromit në minierën e Bulqizës

Sipas policisë, "rreth orës 12.40, duke punuar brenda në një miniere kromi në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar dhe për pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.Gj., i cili po transportohet për ndihmë mjekësor në spital jashtë rrezikut për jetën".

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pak ditë më parë, në një nga galeritë në zonën D, humbi jetën në një incident, vagonisti 49-vjeçar Fiqiri Karaj. /e.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd