Transmetuar më 01-03-2021, 13:20

Georgina Rodriguez e ka lejuar veten të zhvishet në faqet e revistës prestigjioze amerikane, "Sportweek".

Modelja, infuencerja dhe partnerja e Kristiano Ronaldos, rrëfehet ekskluzivisht jo para se të tregonte trupin e saj seksi me bikini të zeza në kopertinën e revistës.

Në intervistë, ajo ka dhënë shumë detaje nga jeta me fenomenin portugez, por edhe disa përpjekje për idetë e saj për trupin dhe bukurinë: "Unë nuk jam e fiksuar për të qenë e dobët. Më pëlqejnë ‘kthesat’ e mia. Unë ndjek një dietë të mirë dhe të shëndetshme ushqimore dhe kur kam ndonjë dëshirë për të ngrënë, ia dal…".

Spanjollja e bukur foli për dashurinë e saj për Kristianon dhe fëmijët e tyre: "Familja ime është përparësia ime. Fëmijët e mi dhe burri im vijnë të parët. Unë kujdesem shumë për ta dhe zemra ime është e plotë dhe me dashuri".

Georgina zbuloi cilësitë e sulmuesit të Juventusit, ("ai është burri më i mirë që mund të ëndërroja"), duke shpjeguar se sa e ka pasuruar marrëdhënien e tyre: "Kam mësuar shumë prej tij. Ai më ndihmon, më mëson dhe më motivon. Unë jam reflektimi i atij që shihni. Pra, edhe pse isha një grua e shëndetshme dhe sportive, sot falë tij ndihem edhe më mirë".

Çifti është gjithmonë në qendër të vëmendjes, por Georgina tregon disa detaje të normalitetit: "Falë maskës, kohët e fundit, kemi shkuar në supermarket për të bërë pazar. Disa vite më parë, ne kemi arritur të shkonim në kinema mes njerëzve në publik". /e.a/noa.al/