Transmetuar më 01-03-2021, 12:54

Policia spanjolle ka arrestuar ish-presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, në vazdhën e hetimeve të skandalit që tashmë njihet me emrin "Barca-gate".

Skandali u zbulua një vit më parë nga mediat spanjolle, që me fakte treguan se në list-pagesat e klubit “blaugrana”, ishte edhe një kompani e specializuar në rrjetet sociale, e cila "paguhej nga klubi për të diskretituar në rrjet lojtarët e rëndësishëm të skuadrës, si Mesi, Ksavi apo Pike, që ishin kundër linjës së drejtuesve".

Bartomeu është arrstuar bashkë me dy drejtues të tjerë të klubit katalanas: Óscar Grau (Drejtor i Përgjithshëm), Román Gómez Ponti (drejtor i shërbimeve juridike) dhe Jaume Masferrer (këshilltar i Bartomeut).

Hetimi, i kryer nga gjyqtari Alejandro Gil, i cili ruajti fshehtësinë procedurale në të gjitha dokumentet, filloi një vit më parë, pas denoncimit të të disa mediave sportive në lidhje me këto dyshime. /e.a/noa.al/