Transmetuar më 01-03-2021, 00:03

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Lleshi, ka zbuluar së fundmi se nuk është në një lidhje, por pëlqen dikë.
Teksa po i bënin pyetje në rubrikën “Në trotuar” në “E Diell”, Ana e cila u përjashtua nga reality show, tha se nuk e njihni personin që ajo pëlqen.
“Nuk jam e lidhur, pëlqej dikë. Nuk e njihni, nuk është brenda Top Channel. Kam nevojë ta njoh pak më shumë, prandaj nuk jam lidhur”, tha Ana.
Kjo e fundit shtoi gjithashtu se “nuk ka preferenca burra të martuar”. “Nëse do i preferoja, do ta shosha se unë i them gjërat troç. Nuk ma ndjen fare për opinionin publik”, tha ish-konkurrentja e “Për’puthen”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





