Transmetuar më 28-02-2021, 21:44

Ndërron jetë si pasojë e covid-19 Luftëtar Seiti, babai i 18-vjeçarit Qamil Seiti, i cili po ashtu humbi jetën nga virusi një javë më parë.

I riu Qamil Seiti nuk kishte asnjë sëmundje tjetër por virusi e kishte mposhtur dhe pavarësisht moshës së re nuk arriti të shpëtojë.

Qamili nga Memaliaj, ishte një i ri i pasionuar pas kuzhinës, por ditët e fundit u shkëput nga puna sepse bashkë me prindërit e tij u shtrua me urgjencë në spitalin Covid 2 në Tiranë, ku fatkeqësitë ndoqën njëra-tjetrën.

Luftëtar Seiti ishte shtruar në spitalin "Covid 2" dhe fatkeqësisht nuk ia doli kundër virusit "vrasës".

Për humbjen e dyfishtë, ka patur edhe reagime nga të afërmit e familjes në rrjetet sociale.