Transmetuar më 28-02-2021, 13:01

Kryeministri Edi Rama nuk do të kandidojë në Vlorë, qark ku u zgjodh deputet në dy legjislaturat e fundit.

Ai konfirmoi sot se do të jetë në listën e Durrësit për zgjedhjet e 25 Prillit.

Rama tha gjatë bashkëbisedimit me anëtarët e rinj të PS se ky mandat i tretë do të jetë i veçantë për Durrësin si potencial që nuk është shfrytëzuar siç duhet.

“Unë do jem pjesë e skuadrës edhe nëse Durrës dhe ky mandat i tretë do të ketë një vend të veçantë për Durrësit si potencial i pashfrytëzuar”.

“Sot jemi në një udhëkryq mes të ardhmes dhe të shkuarës me një punë që vazhdon dhe nuk e bën dot askush më mirë se dhe pse ne nuk jemi më të mirë”, tha Rama./a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd