Transmetuar më 27-02-2021, 22:56

Këngëtarja e mirënjohur, Kida, duket se së fundmi i ka bërë vetes një super dhuratë.
Ajo ka bërë të vetin një Mercedes të llojit ‘G Class’. Mësohet se kjo veturë, “fringo” e re kap çmimin prej rreth 120,000 eurosh.
Pak orë më parë, këngëtarja ka postuar në rrjetin e saj social Instagram dy foto ku ka vënë në plan të parë makinën më të re të saj, bashkëngjitur së cilave shkruan: “My beast”.
Në këto foto vihet re gjithashtu look-u më i ri i këngëtares.
Duket se ngjyra rozë i pëlqeu aq shumë, sa kësaj here vendosi t’i lyejë rozë të ndezur .
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





