Transmetuar më 27-02-2021, 20:26

Një tjetër lajm i trishtë. Ka ndërruar jetë nga Covid-19 efektivi i Burgut të Rrogozhinës, i cili ishte i infektuar prej 2 javësh.

Ibrahim Nezha, 63 vjeç me banim në fshatin Kosovë e Vogël, Lushnjë, ka humbur betejën me koronavirusin 2 javë pas infektimit, teksa ishte shtruar tek Spitali Infektiv.

Ibrahim Nexhës i duheshin edhe pak kohë për të dalë nëpension, ndërsa prej më shumë se 20 vitesh ishte punonjës i Policisë në Burgun e Rrogozhinës.

Kolegu i tij Eltjon Kotoni, ka ndarë lajmin e trishtë sot, në Facebook.

Ç’lajm i zi paska qenë ky ?!

Ç’më dëgjuan veshët që s’po me besohet

Sot dorëzove kapelen dhe na le vetëm o Braçe…

Na u bëre engjell e ike kaq shpejt pa të përqafuar edhe një herë…

Na shih e na ruaj nga atje lartë ashtu siç bëje edhe këtu Brace do kemi nevojë për forcën tënde që atje lartë…I Le Te Gjithe Koleget E Burgut Te Rrogozhines Te Pikelluar Nuk Do Ta Harroj Kurre Kur Me More Ne Telefon Dhe Me The Mos U Merzit Se Te Dy Do Ja Hedhim Do Ta Mundim Virusin Nderkohe Qe Edhe Une Isha Prekur Nga Covidi

U prehsh në paqe Brace Sdo Te Harroj Kurre Lamtumire Miku Im.

/a.m/NOA.al