Transmetuar më 27-02-2021, 19:41

Aktualisht deputet, por edhe Kryetari i partisë Konservatore Kujtim Gjuzi, ka shpallur listat e kandidatëve për deputetë, përmes një skandali që është bërë publik në rrjetet sociale.

Ai shpalli mbrëmjen e djeshme listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit, e cila sipas tij, përbëhet nga biznesmenë, stilistë, etj.

Mes kandidatëve që publikoi Gjuzi gjendej edhe emri i Perika Xhulit.

Perika Xhuli, sipas denoncimeve nga anëtarë të Mbrojtjes së Teatrit, se ka ndërruar jetë në 27 tetor 2020.

“Një pensioniste e cila kishte punuar në arsim dhe që vinte pothuaj çdo natë në sheshin e Teatrit. Perika XHULI kandidate për deputete në listën e Kujtim Gjuzit, në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Perika XHULI ka ndërruar jetë në 27 tetor 2020”.

Reagimi i skandalit u bë nga anëtari i mbrojtjes së Teatrit, Titi Seranaj, në Facebook:

TRAGJIKOMEDI!

Perika XHULI kandidate për deputete në listën e Kujtim Gjuzit, në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Perika XHULI ka ndërruar jetë në 27 tetor 2020.

Një pensioniste e cila kishte punuar në arsim dhe që vinte pothuaj çdo natë në sheshin e Teatrit.

Ishte mbështetëse e kauzës dhe një qytetare e nderuar.

I dedikuam një shkrim ku i shprehëm familjes dhe të afërme dhe miqëve të saj ngushëllimet tona të sinqerta.Ishte një humbje e madhe edhe për ne dhe kauzën e Teatrit..

Kujtim Gjuzi, o i paftyrë, o idiot, o maskara..

Yyyyt

Jashtëqitje kombëtare.

Çfarë të thuash..tmerr!

/a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd