Transmetuar më 27-02-2021, 14:51

Një eksplorator 74-vjeçar polak, inxhinier në pension, humbi jetën në Kilimanxharo (është një mal i mbuluar me borë 5,891 metra i lartë dhe thuhet se është më i larti në Afrikë, Tanzani), për shkak se udhëtimi i tij i fundit, ishte fatal për të.

Në jetën e tij, ai kishte kapërcyer Atlantikun tre herë i vetëm mbi një kajak. Vdekja e Aleksander Doba, u njoftua në Facebook nga familja, e cila specifikoi se ai vdiq pasi arriti majën më të lartë në Afrikë (5,891 metra), "duke i bërë ëndrrat e tij realitet".

Pak para zbritjes nga Kilimanxharo, ai humbi ndjenjat dhe nuk u shërua, megjithë përpjekjet e grupeve të ndihmës së shpejtë.

Doba e kishte kaluar Atlantikun i vetëm dhe pa ndihmë në tre raste. Kalimi i parë e çoi atë nga Dakari në Acarau, Brazil, midis tetorit 2010 dhe shkurt 2011 dhe i dyti nga Lisbona, në Port Canaveral, Florida, midis tetorit 2013 dhe prillit 2014.

Gjatë udhëtimit të tij të tretë, i cili e çoi atë nga bregu lindor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bregdetin francez, ai udhëtoi 6.680 kilometra në 111 ditë vetëm duke vozitur dhe pa asnjë ndihmë tjetër. /e.a/noa.al/