








Dy qen të racës "bulldog" francezë të Lady Gagas, u gjetën të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore, dy ditë pasi u vodhën me armë zjarri në Los Anxheles.
Koji dhe Gustav u dorëzuan në një stacion policie në Los Anxheles të premten në mbrëmje nga një grua, e cila duket se nuk kishte "lidhje" me grabitjen e armatosur.
"Unë mund të konfirmoj që qentë janë lokalizuar dhe janë të sigurt", konfirmoi kapiteni Jonathan Tippet, cituar nga mediat amerikane.
Lady Gaga kishte ofruar 500,000 dollarë shpërblim për këdo që kthente dy "bulldog"-ët e saj francezë të vjedhur nga një person i armatosur, i cili qëlloi koliben e qenve me një pistoletë gjysmë automatike.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse shuma e ofruar nga ajo për dy qentë, të jetë përdorur për rikthimin e tyre në shtëpi.
"Bulldog"-u i tretë, Mis Azia, kishte arritur të shpëtonte dhe më vonë u gjet nga policia.
Këngëtarja amerikane është aktualisht në Romë për xhirimet e filmit të ri të Ridley Scott, "Gucci", ndërsa qentë e saj kanë mbetur në Hollivud për të cilin kujdeset kujdestari i qenve, Ryan Fischer. /e.a/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





