Transmetuar më 27-02-2021, 10:04

Arqipeshkvi i Shkodrës dhe njëkohësisht Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, Shkëlqesia e Tij, Imzot Angelo Massafra, ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Në njoftimin për mediat nga zyra e Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, thuhet se aktualisht gjendja shëndetësore e tij paraqitet e qëndrueshme, përpos disa simptomave tipike të këtij virusi, sikurse është temperatura.

“Për arsye të parandalimit të simptomave të tjera, si dhe për të përballuar sa më mirë pikun e sëmundjes, sot, Shkëlqesia e Tij, Imzot Massafra do të transferohet për një mjekim më të specializuar në Spitalin “Miulli di Acquaviva delle Fonti” (Bari-Itali)”, thuhet në njoftim. /e.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd