Transmetuar më 27-02-2021, 08:01

Një shqiptar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në një incident që ka ndodhur në qendër të Athinës.

Mediat greke, duke iu referuar informacioneve të policisë, raportojnë se shqiptari mbeti i plagosur pas një konflikti me disa persona të tjerë në vendin e quajtur "Sheshi i Atikës.

Mësohet se palët janë konfliktuar në fillim verbalisht dhe në vazhdim njëri prej tyre nxori një pistoletë dhe e qëlloi në këmbë shqiptarin.

Në panik autorët hipën në një taksi, duke kërcënuar shoferin dhe pasi përshkuan rreth 1 km, kanë ndaluar jashtë stacionit qendror të trenit në Athinë, duke  lënë brenda edhe armën e krimit.

I plagosuri është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dhjetëra forca policie mbërritën brenda pak minutave në vend-ngjarje.

Sipas mediave greke, dyshohet se sherri mes palëve, ka nisur për pazare të prishura të drogës, pasi i shqiptari është arrestuar disa herë për krime të lidhura me trafikun e drogës dhe vjedhjeve.

Policia po përpiqet të kuptojë diçka më shumë nga shoferi i taksisë, i cili për momentin nuk është në gjendje të shpjegojë saktësisht se çfarë ka ndodhur si pasojë e kërcënimit me armë zjarri. /e.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd