Transmetuar më 26-02-2021, 21:38

Qyteti bregdetar i Durrësit është përfshirë sonte nga një re e madhe pluhuri dhe ere që po e shpërndan kudo.

Pamjet që sjellin bashkëpunëtorët e Noa.al tregojnë sesi ky qytet është mbuluar i tëri nga kjo re e madhe pluhuri e cila po qarkullon duke krijuar një pamje të pazakontë.

Ndërsa të gjithë qytetarët janë mbyllur në shtëpi për të respektuar orën policore, mjegulla është shpërndarë ngado, duke krijuar në qytet një atmosferë ndryshe.

Shërbimi metereologjik Meteoalb, thotë se bëhet fjalë për një re pluhuri dhe rëre e cila ka ardhur nga  shkretëtirat e Afrikës veriore.

Kjo re është ngjitur në Europën perëndimore dhe qendrore ndërsa dje ka zbritur në Alpet e Zvicrës, Austrisë dhe Italisë veriore.

Pasi zbriti nga Alpet drejt Ballkanit, ajo preku sonte dhe Shqipërinë, kryesisht zonën bregdetare. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd